Cakaj: Holanda solidarizohet dhe mbeshtet Shqiperine ne riparimin e demeve

Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhen në Londër, ku po marrin pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

Së bashku me Kryeministrin Rama, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Ministrin e Jashtëm, Stef Blok.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fokus të takimit ishin diskutime, të cilat lidhen me çështje të interesit të përbashkët që ndikojnë në shtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Në një status në profilin e tij në Facebook mbi këtë takim, Ministri në Detyrë Cakaj theksoi: “Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha mbetet solidarizimi i plotë i Holandës me Shqipërinë në këto momente të vështira dhe gatishmëria e saj e plotë për të na mbështetur fuqishëm në përpjekjen për riparimin e rindërtimin e hapësirave të prekura nga tërmeti në gjithë vendin!”​

ME TE LEXUARAT