Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tërmeti nxjerr jashtë funksionit edhe gjimnazin “Sami Frashëri”

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka lënë pas pasoja të paparashikueshme. Përveç 51 viktimave, qindra të plagosurve dhe mijëra banesave të rrënuara, kanë pësuar dëmtime të mëdha edhe disa shkolla në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, që ishin tri qarqet më të prekura.

E dëmtuar është edhe gjimnazi “Sami Frashëri”, në Tiranë, i cili aktualisht është jashtë funksionit.

Në videon që gazetarja Erjola Jata publikoi në “BalkanWeb”, shihet se kjo ndërtesë është rrethuar nga shiriti i kuq, që tregon se brenda saj nuk mund të futet asnjë dhe nuk mund të nisë aktiviteti i zhvillimit të mësimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.