I sekuestrohen para, arrestohet 41-vjeçari i denuar me pare

Aktualitet

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, falë bashkëpunimit të Policisë me qytetarët.

Sekuestrohen 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë dhe në vijim të punës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Seksionit të Narkotikëve në DVP Fier, është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bazë të informacioneve të mara nga qytetarët se një shtetasshpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll ndaj shtetasit K. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

 

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

Shtetasi K. K ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT