Paralajmërimi i ekspertëve pas tërmetit në Turqi

Bota
Paralajmërimi i ekspertëve pas tërmetit në Turqi

Banorët e ndërtesave në Stamboll po trajnohen si të veprojnë në rast se qyteti do të goditet nga një tërmet më i fuqishëm sesa ai Shtatorit 2019 me magnitudë 5.7. Një punonjës i emergjencave u shpjegon se pas tërmetit të vitit 2011 në Japoni, me magnitudë 9 Rihter, një tërmet i fuqishëm parashikohet të godasë edhe kryeqendrën ekonomike të Turqisë me 16 milionë banorë.

Kanë kaluar 6 shekuj që kur Stambolli u godit nga një tërmet i fuqishëm, por sizmologët parashikojnë se në 20 apo 30 vitet e ardhshme, ai mund të përballet me një tjetër tërmet me magnitudë 7 Rihter, ose edhe më të fuqishëm. Nëse ndodh, ekspertët flasin për mbi 30 mijë viktima, qindra mijëra të plagosur dhe shkatërrime të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Afro 20 vjet më parë, Presidenti Erdogan ndërmori një plan për të minimizuar dëmet në rast të një tërmeti të mundshëm. Por kryetari i ri i bashkisë, që i përket opozitës, thotë se duhet bërë më shumë. Mes masave është ndërtimi i objekteve të reja të ngjashme me ato në Japoni e Kaliforni, por ekspertët thonë se janë ndërtesat e vjetra ato që kanë nevojë për ekspertim.

Stambolli ka 1.6 milionë ndërtesa dhe disa janë në gjendje të keqe. Turqia gjendet në një prej zonave sizmike më aktive të botës. Çdo vit regjistrohen mbi 10 mijë lëkundje të fuqive të ndryshme që shkaktojnë viktima. Thyerja tektonike në detin Marmara, më e madhja në territor, është pranë brigjeve të Stambollit.

Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Turqi është ai i vitit 1999 me magnitudë 7.6 Rihter, me epiqendër Izmirin. 17 mijë njerëz humbën jetën dhe mbi 44 mijë u plagosën. Në vitin 2011 një tërmet me magnitudë 7.1 shkaktoi mbi 600 viktima në qytetin lindor të Vanit./lajmi pike net

ME TE LEXUARAT