Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Liverpooli fundos Evertonin, “blindon” kreun, shkëlqen Xherdan Shaqiri

Ekipi i Liverpoolit nuk njeh kundërshtarë këtë sezon në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar pa shumë probleme 5-2 derbin ndaj Everton, në një duel që dhuroi gola dhe emocione.

Pjesa e parë ishte një spektakël më vete, duke dhuruar 6 gola. Pas një kundërsulmi të shpejt Origi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 6-të. Më pas do të ishte radha e Shaqirit, i cili gjeti rrugën e rrjetës, pasi u shërbye mjaft mirë nga Mane.

Everton reagoi me Michael Keane, ndërkohë që disa minuta më pas Origi realizoi golin e tretë, para se Sadio Mane të shënonte të katërtin për të kuqtë.

Në shtesën e pjesës së parë, Richarlison shkurtoi diferencën, por në fraksionin e dytë nuk arritën që të gjenin një tjetër gol. “The Reds” shënuan golin e 5-të në fundin e kohës së rregullt me Wijnaldum, transmeton KJ.

Pas 15 javëve të para, Liverpooli ka fituar 14 ndeshje dhe ka barazuar vetëm në një rast.

Leave A Reply

Your email address will not be published.