Macron kerkon konference donatoresh per ndihma per Shqiperine

Aktualitet

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot organizmin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë shkatërrimet nga tërmeti, që shkaktoi 51 viktima.

“Është e nevojshme një konferencë solidariteti me Shqipërinë”, deklaroi Macron, pas samitit të NATO-s, në Londër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, kjo konferencë synon të mobilizojë partnerë publikë e privatë, për të organizuar rindërtimin pas tërmetit, që la rreth 5 000 të pastrehë.

Më 30 nëntor, Kryeministri Edi Rama falënderoi ekipet e shpëtimit, që erdhën nga jashtë vendit, veçanërisht nga Franca, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.//ATSH

ME TE LEXUARAT