Shembjet e godinave tek 'Qyteti Studenti', Rama: Do ndertohet Kampusi Universitar

Aktualitet

Tiranë - Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur për të mbështetur financiarisht qiratë njëvjeçare 100% për familjet që nuk kthehen dot në banesat e tyre, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit.I pranishëm në nisjen e kësaj mbledhje ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili ka thënë se për familjet e prekura është gati edhe skema e riparimeve për godinat e padëmtuara në strukturë. Rama ka folur edhe për prishjen e godinave tek 'Qyteti Studenti' duke thënë pas një zaptimi 30-vjeçar ato godina do të prishen. Ndërkohë që ka shtuar se familjet që ishin aty do të përfshihen gjithashtu në skemat e qirasë 100%."Këto familje nuk do të hidhen në rrugë. Do të marrin qira si të gjithë të tjerët. Pas një zbatimit 30-vjeçar, ato konvikte do të prishen. 30 vjet është boll, do lënë dhomën në Qytetin e Studentit për të marrë një apartament në qytet. Ato 3 konvikte do të prishen. Në Qytetin Studenti do të ndërtohet Kampusi universitar. Mos të krijojnë iluzione nga ata që s'dinë të bëjnë gjë tjetër. Ne nuk tërhiqemi para nevojës për zhvillim. Zbukurimi i qytetit duhet të bëhet kudo pasi nevoja për tu kthyer në normalitet është e nevojshme, pasi mërzia nuk ndihmon. Kopshtet kanë filluar t'i kthehen normalitetit edhe kopshtet po ashtu. Të hënën fillon edhe shkolla në Tiranë, bashkia t'i qëndrojë pranë nxënësve. Kurajo, energji, forcë se është një moment i një krize të madhe që ka në përmbajtjen e vet një mundësi për të gjithë, për të dalë më të fortë, dhe që të gjithë ata që humbën shtëpinë, kur të kthehen në normalitet të kthehen në kornizë të jetuari me standarde më të mira se ato që kishin" tha Rama.

ME TE LEXUARAT