Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ahmetaj-kompanive te sigurimit: Do paguani 12 mln $ deme, sillni listen e perfituesve

Komiteti i Rindërtimit që u ngrit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit është mbledhur sot. Në tryezë, që drejtohet nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, marrin pjesë AMF dhe kompanitë e sigurimeve.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj teksa bëri një bilanc të situatës, tha se 1.943 banesa janë në proces trajtimi nga firmat e sigurimit.

Sipas tij 12 milionë dollarë është dëmi që kompanitë e sigurimit do të paguajnë për dëmet nga tërmeti. Ndërkohë ai i ka kërkuar kompanive të sigurimit që të dërgojnë listat e përfituesve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.