Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Angela Martini shikon me syte e saj demet e termetit ne Durres: “Jam shume e prekur!”

Modelja e njohur Angela Martini ka parë me sytë e saj dëmet e tmerrshme të tërmetit në Durrës.

Ajo ka vizituar nga afër banesat që janë të pabanueshme tashmë dhe është pritur nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit Zhyljen Var, zvministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano.

“Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombasve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira”, tha znj Çano.

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, e njohu Angela Martinin me punën që po kryhet në të gjitha zonat që u dëmtuan nga tërmeti.

“Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim gura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti nuk janë vetëm”, tha zvministrja Voda.

Nga ana e saj, Angela Martini e emocionuar ndër të tjera tha: “Faleminderit ju për punën që keni bërë. Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë.. Unë kam qenë shumë e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen. Si e kam shkruar në Instagram, është e vërtetë kur s’je në vendin tënd është më keq se është gjaku yt, vendi yt.

Unë kam bërë kontributin tim, por dyhet të bëj edhe më shumë. Gjëja që dua të them është se unë besoj te kryeministri ynë shqiptar dhe unë jam e sigurt se do të bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin dhe cdo gjë do të jetë transparente”, tha modelja Angela Martini.

Leave A Reply

Your email address will not be published.