Arta Marku ne largim: Ishin dy vite te veshtira, e lumtur qe zevendesohem nga shoku i klases!

Politikë

Arta Marku i ka dorëzuar çelësat e Prokurorisë së Përgjithshme prokurorit të ri te pergjithshem Olsian Çela. Një ditë pas votimit në Kuvend, Çela ka mbërritur në organin e akazës ndërkohë që është pritur nga ish-kryeprokurorja Arta Marku.

Në fjalën e largimit, Marku deklaroi se ndihej e vlerësuar për punën e bërë gjatë ktyre dy viteve në organin e akuzës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo shprehu vlerësime për kryeprokuroin e ri Olsian Çelën ndërsa nënvizoi se ndihej e lumtur që ia pason detyrën shokut të saj të klasës.

“Ndihem e vlerësuar që drejtova Prokurorinë. Ishin dy vite të vështira për çdo magjistrat. Një falënderim të veçantë për mediat.

Roli juaj i pazëvendësueshëm dhe na bën më të përgjegjeshmë për detyrën tonë. Urime prokurorit të ri. Shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shoku tim të klasës”, theksoi Arta Marku.

ME TE LEXUARAT