Vdekja e dy foshnjave, spitali i Beratit fajeson prinderit: Femijet erdhen pa shenja jete!

Aktualitet
Vdekja e dy foshnjave, spitali i Beratit fajeson prinderit: Femijet erdhen pa

Spitali i beratit reagoi per ngjarjen e rëndë ku dy foshnja binjakë vetëm 5 muaj kanë ndërruar jetë.

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi. Kjo e fundit tregon sesi ndodhi ngjarja dhe veprimet që janë kryer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ditën e sotme rreth orës 10.00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë (djem) të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre.

Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur.

Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa pasur mundësi të jepte ndihmë mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre.

Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, tha drejtoresha e Spitalit të Beratit Edlira Shkëmbi.

ME TE LEXUARAT