Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Grabitje fatale në mes te qytetit te Florides, 4 te vrarë, ndjekje si ne filma

Një grabitje e armatosur në shtetin amerikan të Floridës ka lënë pas kater viktima. Ngjarja ndodhi të enjten pas orës 16 në komunën e Brauwrdit.

Policia u sinjalizua për 2 autorë që kishin tentuar të hynin me forcë në një argjendari, çka bëri që ato të mbërrinin në vendngjarje brenda pak çasteve.

“Autorët shkëmbyen zjarr me pronarin e dyqanit. Kur ne mbërritëm, ata u munduan të largohen duke grabitur një furgon të shërbimit postar UPS dhe morën peng edhe shoferin,” deklaroi shefi i policisë së zonës.

Një kolonë e gjatë automjetesh të policisë dhe ambulancash u vunë në ndjekje të autorëve, duke manovruar rrezikshëm sipas lëvizjeve të autorëve.

Ndjekjes iu dha fund kur furgoni i autorëve hasi në trafik. Për shkak se autorët nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, forcat e rendit hapën zjarr duke vrarë të dy autorët.

Të vdekur mbetën edhe shoferi i furgonit të rrëmbyer dhe një kalimtar që vëzhgonte ngjarjen.

Policia shprehu keqardhje dhe njoftoi se po heton qitjet që lanë të vrarë dy qytetarët e pafajshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.