Ermal Mamaqi merr fjalet me te ngrohta nga Ami

Showbiz
Ermal Mamaqi merr fjalet me te ngrohta nga Ami

Ditën e sotme filmi i shumë komentuar “I Love Tropoja” ka premierën e tij.

Ajo do të zhvillohet në “Pallatin e Kongreseve” dhe pjesë do të jenë persona të ftuar nga vetë aktori, apo edhe publiku që mezi e ka pritur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot, Ermali do të vlerësohet për punën e muajve  të tërë dhe më në fund do të kemi mundësi të shohim batutat  e filmit.

Në këtë ditë të rëndësishme, ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, kolegët dhe fansat, por ai më speciali është i bashkëshortes, Amarda Toska.

Ami ka publikuar në Instagram një foto me Ermalin dhe në të shkruan fjalët frymëzuese.

“Suksesi matet me punë dhe këtë ti e ke konfirmuar tashmë!

Suksese për Premierën e parë të këtij lloji zemër @ermalmamaqiofficial ❤! Sot është dita jote që të ulesh në Pallatin e Kongreseve me sallën plot e të shijosh veprën që krijove!

Të Dua❤”, shkruan Ami.

ME TE LEXUARAT