Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Olsian Cela merr detyren e re, vjen doreheqja e pare ne prokurorine e pergjithshme

Vetem pak ore pas marrjes se detyres se prokurorit te pergjithshem Olsian Cela ne prokurorine e pergjithshme ka ardhur doreheqja e pare.

Alketa Zifla, e emeruar shefe e kabinetit te ketij institucioni nga Arta Marku, ka dhene doreheqjen.

Lajmi eshte bere me dije nga burime te prokurorise qe kane thene se Zifla paraqiti doreheqjen menjehere pasi Arta Marku u largua dhe prokurori i ri i pergjithshem Olsian Cela mori e detyren e re.

Alketa Zifla me heret ka punuar ne prokurorine e Tiranes pa pasur ndonje rol madhor derisa Arta Marku mori detyren ne menyre te perkohshme. Pasi Marku e mori ne prokurorine e pergjithshme, Alketa Zifla merrej jo vetem me ceshtjet administrative te institucionit por kontrollonte edhe mardhenien me median dhe raportet e kryeprokurorit me te tretet jashte institucionit./lajmifundit.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.