Ambasadori flet per ‘familjet’/ Le Figaro: Ja pse ikin shqiptaret

Aktualitet

Franca ka propozuar mbajtjen e një konference donatorësh për mbledhjen e fondeve pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri.

Shqipëria akoma nuk është shprehur, por Parisi vazhdon të insistojë se pavarësisht iniciativës për këtë konferencë, nuk ka në plan që të miratojë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ka rikthyer në vëmendjen e francezëve çështjen e zgjerimit të BE.

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier insistoi në një forum se reformat duhet të jenë themelore, jo vetëm formale. Sipas tij, opinioni francez është i ndjeshëm ndaj kësaj çështje.

“A ndajmë vërtet të njëjtat vlera?” pyeti ambasadori, duke sjellë shembullin negativ të Malit të Zi, i cili ka nisur negociatat.

“A tregon vlera europiane akumulimi i pasurisë në 10 apo 12 familje në Malin e Zi? Prandaj duhet ta rishohim çështjen e zgjerimit,” tha ai.

Kurse gazeta e njohur franceze, Le Figaro, shkruan se Shqipëria është vendi i dytë pas Afganistanit për numrin e azilkërkuesve në Francë. “Kjo situatë vjen pjesërisht edhe për shkak të papunësisë së lartë në vend,” shkruan gazeta.

Ndërkohë qeveria shqiptare pretendon se ulja e papunësisë është një nga pikat e forta të saj.

ME TE LEXUARAT