Vrasja ne Tepelene/ Kamerat zbulojne autorin, zbardhet dinamika

Aktualitet

Ndërkohë që opinioni publik e kishte përqendruar vëmendjen tek çështja e tërmetit, një vrasje tronditi Tepelenën të mërkurën.

Viktimë mbeti Artur Bresha, 47 vjeç, ndërkohë që u plagos vëllai i tij, Artani 43 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të ndodhura në kantierin e ndërtimit të bypass-it të Tepelenës, ku Artur Bresha punonte si roje, autori i vetëm, i pamaskuar dhe i armatosur, ka qëlluar pa paralajmërim 47-vjeçarin që ndodhej brenda dhomëzës ku bënte rojë gjatë natës. Më pas, autori ka marrë makinën e viktimës dhe është drejtuar për në dyqanin në pronësi të familjes Bresha, ku ndodhej vëllai tjetër, Artani, raporton Panorama.Ky i fundit ka dalë në derën e dyqanit pasi ka njohur makinën dhe i habitur që i vëllai po kthehej aq herët në shtëpi. Ka qenë ora 20:15 e mbrëmjes kur autori del nga makina i armatosur, por këtë herë i maskuar dhe pa asnjë paralajmërim qëllon drejt 43-vjeçarit, i cili mori dy plumba në njërën këmbë. Rrethanat e ngjarjes ngrenë dyshimin se vrasësi nuk ka pasur për qëllim eliminimin e plotë fizik të Artan Breshës, por vetëm plagosjen e tij.

Më pas, autori, ende i paidentifikuar, është larguar sërish me automjetin e vëllezërve Bresha, duke e braktisur atë në rrugën e Bënçës.

Shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës dhe borxhet. Policia ka gjetur të braktisur automjetin, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes vrasësi. Mjeti tip “MercedesBenz” u sekuestrua pranë digës së Bënçës, rreth 4 km larg qytetit të Tepelenës.

ME TE LEXUARAT