Malltezi denoncon ish kreun e PS në Durrës/ 'Ndërtues i pallatit ku vdiqen 4 njerez, vazhdon te jape leje

Politikë
Malltezi denoncon ish kreun e PS në Durrës/ 'Ndërtues i

Ish-deputeti socialist dhe ish kreu i PS për Durrësin, Edison Konomi, mban aktualisht postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, emërim ky I bërë nga vetë kryeministri Edi Rama.

Por përpos kësaj, Konomi është edhe ndërtues, madje sipas denoncimit të bën anëtari I Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, një prej pallateve të shembura nga tërmeti I 26 nëntorit dhe ku humbën jetën 4 persona, I përket pikërisht këtij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, sipas Malltezit, pavarësisht kësaj, në vend që të përballet me drejtësinë, mban ende postin që miraton leje mjedisore për ndërtim.

“Ish kreu i PS Durrës, ish doganier, ndërton pallat që i shembet dhe vdesin 4 vetë. Në vend që të përballet me drejtësinë e emërojnë drejtor agjensie mjedisi dhe miraton leje mjedisore për ndërtime edhe brenda zonave të mbrojtura. #Rilindje”, shkruan Malltezi

Konomi ka qenë  nëndrejtor i Doganës së Durrësit në vitin 2013. Ps ardhjes në pushtet të PS qëndroi gati edhe një vit tjetër në këtë detyrë dhe më pas u transferua në doganën e Kakavijës (2014) dhe më pas në atë të Fierit (2015).

ME TE LEXUARAT