Aksident rrugor ne Ballsh, plagoset rende 49-vjeçari
Lajmifundit
/
7 Dhjetor 2019, 21:25
Aktualitet
Një aksident rrugor është regjistruar në Ballsh, ku një person është plagosur rëndë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fratar- Ballsh, ku një automjet është përplasur me motoçikletën, e për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i kësaj të fundit. 49-vjeçari i identifikuar si Jonuz Mucaj është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Nuk dihet ende shkak i aksidentit, e ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.