Shehaj nxjerr dokumentin: ANK kërkoi për Milot - Balldre 140 mil euro më pak

Aktualitet

Menjëherë pas miratimit nga ana e Komisionit të Ekonomisë të Koncesionit të rrugës Milot - Balldre, ka reaguar ish deputeti demokrat Agron Shehaj i cili në një postim në facebok ka bërë publik faktin se një kompani tjetër kishte ofruar 140 milone euro me pak.

“Kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama - Gjiknuri prej gati 140 milionë euro. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet”, shkruna Shehaj në shenimin e tij.


Ja postimi i plotë i Shehajt:

76 milionë euro ka qenë oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldre, të dorëzuar në 2017. Komisioni i Ekonomisë sapo miratoi kontratën korruptive me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama-Gjiknuri prej gati 140 milionë euro. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.

Shikoni dokumentin e para 2 viteve!

ME TE LEXUARAT