Pengmarrje per 250 mije euro ne Tirane, arrestohen dy autoret, lirohet maqedonasi

Aktualitet

Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”. Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

- A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

ME TE LEXUARAT