Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rama: Qeveria do filloje blerjen e apartamenteve per te demtuarit nga termeti

Ne mbledhjen e sotme te qeverise, Kryeministri Edi Rama tha se do të fillojë blerja e apartamente dhe do bëhet një thirrje për të gjithë ata që kanë stok.

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar”- tha Rama.

“Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces.

105 objekte janë të vendosura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”- u shpreh Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.