Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zjarrfikësi italian: “Nxorëm nënën nga rrënojat, mbronte me trup tre fëmijët”

Faqja italiane Fanpage ka publikuar një mini-reportazh per ekipin italian që mori pjesë në misionin e kërkim shpëtimit në Shqipëri.

Anetaret e skuadres tregojne momentet e vështira të këtij misioni nga më të vështirët në punën e tyre.

Një prej pjesëtarëve tregon momentin kur nga rrënojat nxorën një nënë me 3 fëmijët e saj.

“Momenti që më ka impresionuar më shumë është ai kur kemi rikuperuar me trupat tona, nënën me 3 fëmijë.

Mamaja ishte në një pozicion të tillë që po i mbronte dhe kishte dy fëmijët e saj poshtë vetes” – theksojnë zjarrfikësit italianë.

Sipas tyre, qendrimi ne Shqiperi ishte pozitiv dhe ata u ndjene mirë në Shqipëri me mikpritjen ndërsa shprehen se ishte e pamundur që nën ato lloj rrënojash të kishte persona të mbijetuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.