Miratohet plani kombetar per Integrimin europian 2020-2022

Politikë
Miratohet plani kombetar per Integrimin europian 2020-2022

Këshilli i Ministrave miratoi sot planin kombëtar për integrimin europian për vitet 2020-2022. Institucioni që do të monitorojë zbatimin e këtij plani është Ministria për Europën dhe Punët e Jashmtme e cila do të raportojë çdo tre muaj në këshillin e Ministrave.

Vendim për miratimin e planit kombëtar për integrimin evropian 2020–2022

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2020–2022 (PKIE 2020–2022), sipas tekstit dhe anekseve që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ngarkohet të bashkërendojë dhe të monitorojë zbatimin e PKIE-së 2020–2022 me grupet ndërinstitucionale të punës (GNPIE), për çdo kapitull.

3. Ministritë dhe institucionet e tjera koordinuese të GNPIE-ve raportojnë çdo muaj pranë Kryeministrit dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2020–2022.

4. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ngarkohet të raportojë, çdo 3 (tre) muaj, në Këshillin e Ministrave, për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2020–2022.

5. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të monitorojë përfshirjen, nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore në programin buxhetor afatmesëm të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, të parashikuara në PKIE-në 2020–2022.

6. Legjislacioni i BE-së për masat afatmesme të planifikuara në PKIE-në 2020-2022 do t’i nënshtrohet procedurës të përkthimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

7. Vendimi nr.201, datë 10.4.2019, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, 2019–2021”, shfuqizohet.

8. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave, për të cilat në PKIE-në 2020–2022 janë përcaktuar detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

ME TE LEXUARAT