"I gjate dhe me mjeker", zardhen detaje mbi autorin e vrasjes se te riut ne Astir

Aktualitet
"I gjate dhe me mjeker", zardhen detaje mbi autorin e vrasjes se te

Policia ka dhene detaje te tjera ne lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Astirit ku eshtë qëlluar me armë zjarri një 28 vjeçar me dy emra.

Vilson Tavciu, në momentin e atentatit ka qenë i ulur në ambientet e një lokali, bashkë me miq të tij. Viktima përdorte 2 mbiemra, Vilson Tavciu dhe (Noka).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autorët kanë zgjedhur të thërrasin te riun jashtë ambienteve të lokalit, e më pas kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët janë larguar me një automjet tip Golf 6.

Deshmite

Dëshmitarë në vendngjarje kanë zbardhur të tjera detaje lidhur mbi identifikitin e mundshëm të autorit të vrasjes së ndodhur në mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, autori është një person i gjatë dhe me mjekër.

Mësohet se ai e ka thirrur viktimën që ndodhej në brendësi të lokalit në shoqërinë e një vajzë dhe pas një komunikimi të shkurtër e ka qëlluar me tri plumba.

Po sipas dëshmitarëve, viktima Vilson Tafciu, 28 vjeç, fliste në dialekt verior.

ME TE LEXUARAT