Plasi! Ç’po ndodh mes Getinjos, Bleros dhe...

Showbiz
Plasi! Ç’po ndodh mes Getinjos, Bleros dhe...

Mbrëmjen e kaluar, Labinot Tahiri ishte i ftuar në emisionin “Sing my song” në “Klan Kosova”, ku bëri një deklaratë “bombë”.

Ai u shpreh gjatë transmetimit se disa vite më parë, kur ka bashkëpunuar me Getinjon dhe Blero Muharremin për një projekt, ky i fundit kishte kërkuar largimin e reperit nga bashkëpunimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për këngën “Le t’kallet bota”, e cila asokohe u publikua pa videoklip dhe vazhdon të mbetet e tillë.

“Degjojeni!

Me mua nuk ka hajgare sepse çdo kush e ka rriskun e tij dhe kur vjen puna te nenqmimi nuk e lejoj askend as mem nenqmu as me nenqmua dikan.

Degjojeni historine kur e kam anuluar klipin Let Kallet Kjo dynja qe ishte me Getinjon dhe Bleron.

Arsya ishte që Blero nuk donte ta linte Getinjon ne klip dhe unë e kam prish krejt punen e klipit se thash ja te tre ja as njeri.

Getinjos suksese???”- shkruante Labi në videon të cilën e publikoi edhe në llogarinë e tij në Instagram.

Këto fjalë i ka konfirmuar Getinjo, i cili në një postim në InstaStory shkruan:

“Respekte shoku im. Ashtu është siç e ke thënë ti”.

ME TE LEXUARAT