Koronavirusi ne Kine, Starbucks, McDonald’s, British Airways pezullojne aktivitetin

Bota
Koronavirusi ne Kine, Starbucks, McDonald’s, British Airways pezullojne

Shumë aktivitete të planifikuara për tu zhvilluar në Kinë, përfshirë provat e Kupës së Botës në ski, që do të mbaheshin në muajin shkurt, janë anuluar.

Gjithashtu edhe kompania ajrore British Airways ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet nga Kina, ndërsa kompania Toyota ka pezulluar prodhimin në Kinë deri më 9 shkurt, nga frika e infeksionit të koronavirusit që po përhapet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kompania Starbucks ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjysmës së dyqaneve të saj në Kinë, dhe vetëm disa ditë më parë, zinxhiri i dyqaneve ushqimore McDonald’s ndërmori një vendim të ngjashëm.

Rastet e koronavirusit të konfirmuar dje ishin 1 459, pra më pak se 2 077 të regjistruara ditët më parë, që tregojnë një fillim të mundshëm të ngadalësimit të infeksionit.

ME TE LEXUARAT