Soft

Gjermania pergatitet per Krishtlindjet, prodhohet torta qe peshon 4 tone

Gjermani kane nisur përgatitjet për festen e krishtlindjeve. Në një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në qytetin e vjetër historik të Dresdenit, banorët vendas përgatisin çdo vit një tortë të madhe si pjesë e Festivalit të “Stollen”.

Këtë here torta e krishtlindjes peshon rreth 4 ton, e thënë ndryshe 3950 kilogramë, dhe është 4,1 metra e gjatë, 1,77 metra e gjerë dhe 87 centimetra e larte. Ajo e vitit të kaluar peshonte 100 kg më pak se torta e këtij viti.

Sipas ritit mijëra qytetarë e shoqërojnë tortën gjigante nëpër qytetin e vjetër historik të Dresdenit.

Pas ceremonisë në tregun Striezel, torta më pas u pre në mijëra pjesë të vogla dhe paratë e mbledhura nga shpërndarja e saj shkojnë për fëmijët e sëmurë.

Kjo traditë vijon që nga viti 1994 në qytetin Dresden. Torta gjigante përgatitet çdo vit nën drejtimin e Shoqatës së Konservimit të Dresden Stollen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close