Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Lacio e Strakoshës hedh në “tapet” Juven, Interi ”fërkon” duart

Ekipi i Lazios i ka shkaktuar humbjen e parë të sezonit Juventusit te cilin e ka mposhtur 3-1 në Olimpico mbrëmjen e së shtunës.

Skuadra kryeqytetase ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe në kampionat duke dalë fitimtar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Ronaldo kaloi miqtë në avantazh me golin e tij në minutën e 25’, por Luiz Felipe ka barazuar rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa e parë me një gol të bukur me kokë.

Ndeshja u nxeh pas pushimit dhe Cuadrado doli me karton të kuq në të 69’ pas një ndërhyrje të gabuar teksa ishte lojtari i fundit.

Kjo i dha vetëbesim vendasve që gjetën golin e avantazhit me Milinkovic-Savic dhe humbën një penallti me Immobilen që mund të kishte vulosur fitoren.

Goli i tretë erdhi në minutën e 5-të shtesë me Caicedo. Interi mbetet në krye, ndërsa Lazio i është bashkuar valles për titull dhe është vetëm tre pikë më pak se Juve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.