Zgjedhjet per kreun e SPAK, priten te kandidojne tre prokurore

Aktualitet

Pas zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm KLP duhet të zgjedhë tashmë edhe kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, i cili do të jetë ai që do të marrë drejtimin e përkohshëm të kësaj strukture.

Afati i fundit ku kandidatët duhet të paraqesin kërkesën për interes është data 10 dhjetor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet e RTV Ora bëjnë me dije se nga 8 anëtarët e emëruar mësohet se interes për kreun e SPAK do të paraqesin tre prokurorë si Altin Dumani, Arben Kraja dhe Ervin Kondili, të tre që i kanë kaluar pa problem të dyja shkallët e vettingut.

Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do ti nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

Pas marrjes së detyrës kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e byrosë kombëtarë të hetimit strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.

ME TE LEXUARAT