Arrestohen dy shqiptare ne Greqi, ja perse

Aktualitet

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Kalithea të Greqisë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, kokainë dhe marijuanë, ndërsa një 26-vjeçar, i identifikuar, është shpallur në kërkim.

Nga kontrollet e bëra në banesën dhe automjetet e shtetasve shqiptarë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2,2 gram kokainë, 17,520 euro cash, dy peshore, 3 telefona celularë dhe një pako me qese që përdoreshin për paketim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu u sekuestruan edhe një makinë dhe një motoçikletë.

Operacioni u zhvillua ditën e premte, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Athinës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT