Paketa “Anti-Shpifje” mberrin ne Komisionin e Venecias, ja kur do shqyrtohet

Politikë
Paketa “Anti-Shpifje” mberrin ne Komisionin e Venecias, ja kur do

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë dy ligjet e paketës Anti-Shpifje, në muajin mars të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Komisioni i Venecias, i cili e ka publikuar një gjë të tillë në faqen e tij zyrtare.

Kujtojmë se paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën.

Por ditën e sotme, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë votimit sërish në Kuvend. Nga ana e tij, edhe numri dy i Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, paralajmëroi rrëzim të dekreteve të Presidentit Meta.

 

ME TE LEXUARAT