Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Çeshtja “Babale”/ Neser seanca per Ervin Salianjin dhe gazetarin, Basha porosi te posaçme

Teksa gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, gazetarit Jetmir Olldashit dhe Fredi Alizoti në lidhje me audio-përgjimin ku pretendohej se fliste vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron/ Agron Xhafaj.

Për këtë arsye, i gjithë grupi ish-parlamentar i PD-së duhet të mblidhet nesër në selinë e partisë dhe në mënyrë organizuar do të shkojnë tek Gjykata e Shkallës së Parë për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor që sipas opozitës është i montuar.

“Me porosi të Kryetarit, të gjithë anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë së PDSH duhet të jenë prezent në seancë, në mbështetje të kolegut Salianji”, thuhet në porosinë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike , Gazment Bardhi.

Seanca është parashikuar të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në 13:00, ku prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Xhafaj”.

E cilësuar si çështja “Babale”, audio-përgjimi shkaktoi jo pak debate politike në vend, që solli më pas dërgimin e Geron Xhafajt drejt Italisë, i dënuar atje për tragik droge.

Akuza zyrtare e Prokurorisë ndaj ish-deputetit dhe gazetarit është “kallëzim i rremë në bashkëpunim”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.