VIP

“Kejvina pse i mashtron njerëzit që do bësh karrierë në Itali?” Ja si përgjigjet ish-velina

“Kejvina pse i mashtron njerëzit? Ke një vit që thua do iki të bëj karrierë në Itali, dhe ndërkohë ke një vit që je në Shqipëri,” ka qenë pyetja e parë që Ervin Kurti i ka bërë ish-velinës, e cila ishte e ftuar sot në “E diell”.

“Në fakt unë nuk kam mashtruar kurrë asnjeri. Unë kam patur projektet e mia në Itali, dhe pastaj më është kërkuar që të marr pjesë në “Dance with me” dhe meqë unë nga Shqipëria dhe “Xing me Ermalin” jam kjo që jam, nuk doja të prishja raportet me TV Klan dhe me Shqipërinë time,” është përgjigjur modelja bukuroshe, ndërkohë që ka theksuar se ende ekzistojnë projektet në Itali.

Ervin Kurti e ka pyetur më pas Kejvinën se si ka mundësi që kur hyn me emrin e saj në Google del më shumë “Kejvina para dhe pas operacioneve plastike”.

Konkurrentja e “Dance with me”, nuk i është përgjigjur në mënyrë direkte gazetarit, por tha se shqiptarët janë thjesht kuriozë e se do vazhdojnë të google-ojnë e do gjejnë gjithmonë diçka të re.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close