Negociatat/ Komisioneri per zgjerimin e BE: Mund te hapen pranveren e ardhshme

Politikë

Komisari i ri për zgjerimin e BE, hungarezi Oliver Varhelyi ka deklaruar se në pranverën e ardhshme duhet të punohet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Verhelyi ishte një gabim mos hapja e negociatave në tetor dhe kështu BE sipas tij duhet ta rregullojë këtë gabim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kjo është hera ime e parësi komisioneri, jam i lumtur. Patëm një takim të me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Së bashku me ministrat e Jashtëm biseduam se duhet të avancojmë, dhe të korrigjojmë gabimin që bëmë në tetor. Ne duhet të fillojmë negociatat për të dy vendet pranverën e ardhshme." tha ndër të tjera Verhelyi.

Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale Oliver Varhelyi ka publikuar edhe pamjet gjatë takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar Gent Cakaj dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimiotrov Nikola.

'Sapo takova ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, patëm një bisedë shumë konstruktive. Ne duhet të korrigjojmë gabimin e tetorit. Hapja e negociatave është e mundur në mars të 2020', shkruan ai.

ME TE LEXUARAT