Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Prishen marredheniet mes Fifit dhe Eneda Tarifes?

Këtë të shtunë u mbajt nata finale e edicionit të 21 të “Këngës Magjike”, ku fituese e çmimit të parë u shpall këngëtarja Eneda Tarifa.

Vendin e dytë e mori Fifi, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri.

Fifi dhe Eneda vlerësuan njëra-tjetrën me 30 pikë dhe dhanë mbështetjen e tyre deri në fund për këngën e koleges, mirëpo tek “E Diela Shqiptare” i patën dy fjalë me njëra-tjetrën.

Fifi: “Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim.”

Eneda Tarifa: “Tani, të themi të drejtën, se kemi edhe Rovena Dilon këtu, o ha bukë Rovena Dilo me këngën që ka sjellë në ‘Këngën Magjike’, o nuk hamë unë dhe ti [që kemi] këngë me të qara, me të vuajtura. Këngët balada prekin njerëzit dhe Fifi ka prekur, të gjithë ata që kanë pasur balada, edhe unë kam prekur, prandaj jam sot këtu.

Fifi: “Unë mendoj se muzika e mirë, qoftë baladë, qoftë rep, qoftë rrok, qoftë pop, qoftë…Mua personalisht edhe baladat më janë dëgjuar në club. Fjalia e fundit që dua të them është sa më shumë dashuri, sa më shumë respekt dhe sa më shumë sinqeritet.”

Pas “Këngës Magjike”, duket se mes vajzave ka pasur një ndryshim në raport.

Çuditërisht, ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, megjithëse treguan se ishin shumë mikesha dhe kanë pasur edhe më herët bashkëpunime.

Për gjithçka që ndodhi në “Këngën Magjike”, Fifi dha edhe deklaratën e fundit në llogarinë e saj në Instagram:

“Unë vetëm kaq mund të them…Publiku im, faleminderit! Përulem para jush.”- shkroi ajo në InstaStory, ndërsa ende nuk e dimë me saktësi ç’po ndodh mes saj dhe Enedës.

Burimi: Anabel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.