Arrestimi i ish-kryekomunareve te Farkes dhe Kasharit, Berisha: Rama po tallet me 51 viktimat

Politikë
Arrestimi i ish-kryekomunareve te Farkes dhe Kasharit, Berisha: Rama po tallet

TIRANË

Arrestimi i ish- kryekomunarëve të Farkës dhe Kasharit, Berisha: Kanë faj vetëm se janë kundër regjimit, Rama po tallet me 51 viktimat

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin dhe lënien në burg të ish- kryekomunarëve Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia për shkak të lejeve që kishin dhënë në kohën kur kryenin detyrën.

Farka dhe Kashari ishin zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit sa i përket qarkut të Tiranës, por Berisha thotë se në këto zona nuk pati asnjë ndërtesë të shembur, asnjë person të plagosur apo edhe të vdekur.

Sipas ish- kryeministrit faji i vetëm i tyre është se janë kundër regjimit dhe Rama i mban në burg Plakun dhe Fuçinë si përgjegjës të 51 viktimave. Berisha e konsideron arrestimin e tyre një akt politik.

Më 14 janar në Tiranë filloi arrestimi i personave të cilët kishin abuzuar me ndërtesat që më pas dhe u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Fillimisht u arrestuan 24 më pas numri u rrit në 31. Në arrest me burg nga Gjykata u lanë 7 në burg mes të cilëve dhe Fatbardh Plaku edhe Besnik Fuçia, 12 në arrest shtëpie dhe 11 u liruan nga qelia në detyrim paraqitje.

STATUSI I SALI BERISHËS

Tallje cinike me shpitrat e 51 te vdekurve nga termeti.

Miq, prej nje jave mbahen ne burg kryetaret e komunave te Farkes dhe Kasharit, perkatesisht Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia paçka se ne zonat e komunave qe ata kane drejtuar nuk ka asnje ndertese te shembur nga termeti, asnje qytetar te plagosur as dhe te vdekur.

Dy muaj pas termetit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fućia jane dy ish zyrtaret me te larte qe mbahen ne burg per 51 viktimat, shumica e tyre vrasje shteterore te termetit te 26 nentorit.

Ky eshte nje akt i mirefillte politik, deshmi e kapjes se drejtesise per ndeshkimin e kundershtareve politik si fajtor pa faj apo me fajin e vetem se jane kundershtare te rregjimit..

Por ky akt perben nje perdhosje per shpirtrat e 24 viktimave te Thumanes dhe te mbi 15 viktimave te Durresit, te cileve termeti i majit i vitit 2018 dhe ai i qershorit te vitit 2019 i kishin bere te pabanueshme pallatet e tyre qe ju moren jeten me termetin e 26 nentorit te 2019.Kjo sepse narkoqeveria me cinizem ekstrem dhe papergjegjshmeri te plote nuk mori asnje mase per mbrojtjen e tyre. Mirepo ne kete rast, vrasesit e tyre shteterore, narkoqeveritare dhe narkozyrtare qendror dhe lokal me ne krye Kreun e Meduzes kane imunitet ndaj çdo lloj krimi qe ata mund te kryejne.

Denoj kete krim te mirefillte politik dhe i them Edvin Mafise se shpirtrat e viktimave te vrasjes shteterore te termetit te 26 nentorit 2019 kerkojne drejtesi dhe se ata do te ndjekin ty dhe shpuren tende te vrasesve te tyre deri diten e fundi te jetes se tyre! sb

ME TE LEXUARAT