Vasili: Shqiperia digjet, kryeministri krihet

Politikë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e konsideron kriminale sjelljen e kryeministrit Edi Rama.

I nxitur nga vizita e këtij të fundit në një prej gjimnazeve të Tiranës, ku “shqetësohej” për rrjetën e koshit të basketbollit, Vasili i kujton se në kryeqytet shumë shkolla janë dëmtuar nga tërmeti dhe presin ndërhyrjen e organeve kompetente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shqipëria digjet kryeministri krihet

Shkollat mu ne mes te Tiranes me rrezik shembje nga ‘Sami Frashëri’ tek ‘Emin Duraku’. Kryeministri atje nuk shkon dot.

Kryeministri qesh e loz dhe ka sot vetëm hallin e rrjetës së koshit të basketbollit te gjimnazi ‘Ismail Qemali’ në Tiranë. Kjo është sjellje kriminale”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

ME TE LEXUARAT