Almeda Abazi perlotet per te birin ne mes te emisionit turk

Showbiz
Almeda Abazi perlotet per te birin ne mes te emisionit turk

Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, ishte e ftuar së fundmi në një emision në kanalin turk “Kanal D”.

Ndër të tjera, ajo ka folur për ndërhyrjen që iu desh t’i nënshtrohej i vogli i saj, Efehan, dy muaj më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe më herët aktorja ka treguar se kjo është një temë shumë e dhimbshme për të, ndaj s’i ka mbajtur dot lotët as në studio.

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”- tregoi Almeda.

Moderatorja turke vazhdoi ta pyeste aktoren shqiptare si u ndje kur i vogli hyri në operacion, ndërsa Almeda me lot në sy i kërkoi të ndërronin temë.

Burimi: Xing

ME TE LEXUARAT