Plagosja e çiftit biznesmen ne Tirane, vajza 17-vjeçare ka pare gjithçka

Aktualitet
Plagosja e çiftit biznesmen ne Tirane, vajza 17-vjeçare ka pare

Një çift bashkëshortësh janë përballur me një ngjarje të pazakontë mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tyre ku dy persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë tentuar t’i gr abisin por që kanë ndeshur në rezistencën e Petrit dhe Aferdita Lazes.

Çifti ishte shpërngulur në Tiranë që prej vitit 1994 ku edhe kanë hapur biznesin e tyre në rrjetin e brumërave dhe shitjes së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në Allias të Tiranës ndërsa dy persona kanë hyrë brenda banesës duke ndeshur përballjen me çiftin Laze, kjo dyshohet se ka ndodhur papritur pasi mendohet se ata kanë pasur informacione se nuk kishte persona në banesë. Kjo ka shkaktuar edhe konfrontim fizik mes gr abitësve dhe pronarëve të banesë, ku më pas agr esorët kanë nxjerr ar më dhe kanë që lluar.

Petrit Lazen, 61-vjeç plu mbi e ka kapur në pjesën e barkut ndërsa mësohet se ndodhet tek Spitali i Traumës nën kujdesin intensiv të mjekëve në gjendje të rë ndë, ndërsa bashkëshortja e tij 59-vjeçare, Aferdita, ka marrë një pl umb në kofshë dhe ndodhet në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

Së fundmi u mësua se vajza e tyre 17-vjeçe, Dejzi Laze gjendej brenda banesës në momentin kur ka ndodhur ngjarja ndërsa është marrë në pyetje nga policia për të dëshmuar atë çfarë ka parë pak para mesnate në banesën e saj.

Ende nuk ka të dhëna nga ajo çfarë 17-vjeçarja ka dëshmuar, ndërsa pista që po ndiqet është ajo e pl agosjes në tentativë për të gr abitur, pasi dyshohet se autorët mund të kenë pasur informata se brenda banesës ka sasi të konsiderueshme parash.

Në momentin kur policia dhe grupi hetimor janë futur në banesë për të gjetur gjurmët e autorëve, kanë konstatuar rrëmujë dhe lëvizje të ç’rregullt të orendive shtëpiake, kjo për shkak të për plasjes me të zotët e shtëpisë por dyshohet edhe gjatë tent ativës së tyre për të gjetur atë për të cilën ishin nisur.

Paraprakisht, nuk është raportuar për vlera monetare të gr abitura apo sende të tjera. Fax News e ka trajtuar që në momentet e para këtë ngjarje, ndërsa nga rruga “Njazi Meka” në Allias, gazetari Sokol Dema, raporton se çifti janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa merren me tregti dhe kanë furrë buke në Allias dhe Astir.

Policia nga ana tjetër ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve ndërsa ka shoqëruar deri më tani të paktën 10 persona për ti marrë në pyetje..

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë pl agosur me ar më zja rri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia e Tiranës.

ME TE LEXUARAT