Ambasadori Izraelit merr dekorate per ndihmen e dhene pas termetit: Populli yne hebre ndjehet krenar

Politikë

Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler i është dorëzuar nga kryeministri Edi Rama dekorata, në emër të grupeve të kërkim-shpëtimit që i erdhën në ndihmë banorëve të zënë nga rrënojat e tërmetit në Durrës.

Në fjalën e tij, ambasadori Gendler tha se populli hebre ndjehet krenar për mundësinë që iu dha të ndihmonte shqiptarët, ndonëse fatkeqësia ishte e madhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne ju detyrohemi kaq shumë shqiptarëve. Për ne është një privilegj madhor ndihma dhënë ndaj jush. Është një borxh që ju detyrohemi dhe populli ynë hebre ndjehet krenar që ne kemi pasur mundësinë t’ju ndihmojmë”, tha ambasadori Gendler.

ME TE LEXUARAT