Ekstradimi ne France, eskobari turk debat me gjyqtarin: A funksionojne ligjet ne Shqiperi?!

Aktualitet
Ekstradimi ne France, eskobari turk debat me gjyqtarin: A funksionojne ligjet ne

Gjykata la ne burg shtetasin Faruk Baybašin për qëllim ekstradimi në Francë, pasi eshte arrestuar në Shqipëri dhe fillimisht është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg për 40 ditë" nga Gjykata Penale e Tiranës.

Ne seancenen e sotme Prokuroria kërkoi ekstradimin e turkut qe sshtë dënuar në Francë me 30 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia, përmes Spanjës në Francë. Baybasin akuzohet edhe për tentativë të trafikimit të lëndëve natkotike, mbajtje të lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Baybašin: Dua të bëjë një pyetje. A është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri? Unë nuk kam qenë asnjëherë në Francë.

Gjyqtari Gert Hoxha: I kemi të gjitha ligjet, madje ligje që ju nuk i keni në Turqi.

Baybašin: Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar, në bazë të të drejtave të njeriut.

Gjyqtari: Kur të shkoni në Francë kërkoni ndryshimin e vendimit, i cili u mbaron në vitin 2043. Ndaloj ekstradimin në Francë vetëm nëse rezulton gjatë gjykimit që nuk mund të bëhet një gjë e tillë.

Prokurori i çështjes kërkon vazhdimin e masës së sigurisë "arrest me burg" pasi ajo me 40 ditë mbaron sot. Avokati mbrojtës kërkon shuarjen e masës së sigurisë. Gjykata vendos caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" pa afat.

Gjykata do i vërë në dispozicion të gjitha aktet e vendimit të dënimit në Francë, të cilat do përkthehen me afat dy javor. Seanca e radhës në datën 04 shkurt, ora 10:00.

ME TE LEXUARAT