Vrasja e Vilson Tafciut ne Astir per konfliktin ne France, shpallet ne kerkim Noel Dishi

Aktualitet

Shpallet në kërkim Noel Dishi për vrasjen e e Vilson Tafciut, ndodhur të hënën në mbëmje jashtë një lokali në zonën e Astirit në Tiranë.

25 vjecari nga Dibra, sipas policisë ka pasur një zënkë me viktimen dhe dyshohet se me pas e qëlloi për vdekje me armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka marrë në pyetje familjare të autorit të dyshuar të vrasjes se 28 vjecarit Tafciu.

Efektivet kanë kontrolluar banesa ku mund të fshihej autori por ende asnjë gjurmë.

Sipas policisë, viktima Vilson Tafciu dhe autori I dyshuar Noel Dishi kanë pasur një konflikt gjatë kohës që ishin në Francë si emigrante, mesa duket për prishje të pazareve të drogës.

Për këtë arsye madje viktima, tafciu bëri disa muaj burg në France dhe u deportua drejt vendit tonë.

Mbrëmjen e të hënës, Vilson Tafciu ishte duke pirë kafe në një lokal të njohur në zonën e Astirit bashkë me dy femra, kur u thërrit nga dikush për të dalë jashtë ambjenteve të lokalit citon vizion plus.Pas moment pasi kishte dalë nga lokali ai u vra me armë zjarri.

ME TE LEXUARAT