Dedektivi ben zbulimin trondites: Tupac eshte gjalle, kam audio dhe foto

Showbiz
Dedektivi ben zbulimin trondites: Tupac eshte gjalle, kam audio dhe foto

Një dedektiv privat ka pohuar se ka prova të forta se reperi i famshëm Tupac Shakur nuk ka vdekur, është gjallë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se jeton në Belize.

Jimmy Poole ka qenë në kërkim të së vërtetës së vdekjes së Tupac, pasi kishte dyshime se e gjithë kjo ishte e sajuar dhe se ai ishte shumë mirë dhe jetonte në fshehtësi. Dyshimet thotë ai, i lindën edhe më shumë kur zbuloi se policia në Las Vegas ende e ka të hapur dosjen e tij, pavarësisht se u raportua se u qëllua për vdekje më 13 Shtator 1996.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Poole i tha “Mirror Online” se kishte informacione të reja që tregojnë se reperi është gjallë dhe mirë dhe jeton në Amerikën Qendrore, në Belize.

Hetuesi ka zbuluar një fotografi të re të reperit në kanalin e tij në YouTube, dhe shprehet i bindur se është e vërtetë. Fotografia tregon Tupac, rreth moshës 40 vjeç, duke pozuar me një fans në një restorant.

Fansat e yllit të muzikës nuk janë aq të bindur se ai është gjallë, madje kanë komentuar se foto është e montuar pasi koka nuk përputhen me pjesën e qafës.

Poole gjithashtu ka publikuar edhe një audio në të cilën pretendon se ka folur me Tupac. Në transkriptin e tij, Pool pretendon se Tupac thotë: “Zoti është i madh dhe me lejoi që të kthehem në moshën 40-vjeçare. Dreqi e mori njerëz, jam mirë, nuk kam probleme me asnjë njeri, unë uroj vetëm paqe dhe lumturi. S’kisha ku të shkoja tjetër, askush nuk donte të më merrte. E vetmja gjë që kam menduar ka qenë se një ditë do të kthehem”.

Poole beson se audio është e vërtetë dhe po punon për vërtetimin e fotografisë, ndërsa thotë se kjo ishte pjesë e synimeve të reperit… për të dërguar një mesazh për fansat e tij dhe për t’i bërë të ditur se ai po planifikon një rikthim.

Megjithatë këto janë vetëm pretendime nga dedektivi.

ME TE LEXUARAT