Atentati tek “Uji i Ftohte” në Vlore, 4 te akuzuarit dalin ne gjyq nen masa te rrepta sigurie

Aktualitet

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

VLORË

Gjykata e Apelit në Vlorë nën masa të rrepta sigurie ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e arrestuar në lidhje me atentatin e kryer ndaj shtetasit, Inez Hajrulla në maj të këtij viti, ku si pasojë mbeti i plagosur aksidetalisht shtetasi Dajko Canodemaj.

Gjykata ka lënë në burg autorët e përfshirë në këtë ngjarjes të rëndë, ndërsa bëhët fjalë për shtetasit: Daut Elmazi; Albano Goxhaj; Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti.

NJOFTIMI PER NGJARJEN:

Ngjarja ndodhi në 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se: Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcave Operacionale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve: • D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë; • A. G., 24 vjeç, banues në Fier; • D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; • A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

ME TE LEXUARAT