Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Durres, banoret e lagjes 17 ne proteste: Ndertuesi te riparoje demet e pallatit

Banorët e pallatit në lagjen nr 17 në Durrës kanë protestuar para bashkisë. Ata deklarojnë që pallati ku ata banojnë ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit . Sipas tyre pallati nuk paraqet rrezikshmëri për të banuar por ka dëme në suvatime dhe duhen rregulluar. Banorët kërkojnë nga ndërtuesi që të rikonstruktojë dëmet e shkaktuara ndërsa e akuzojnë se nuk u është përgjigjur.

Në këto kushte banorët kërkojnë një zgjidhje dhe riparim të dëmeve të pallatit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.