Kamerat filmojne fytyren e tifozeve, si kontrollohet siguria ne stadiumin "Arena Kombetare"

Aktualitet

Per here te pare policia ka publikuar video nga salla operative qe kontrollon rendin dhe sigurine ne stadiumin kombetar Arena Kombetare.

Nga pamjet e Videos, duket qarte se Policia e shtetit ka akses ne kamera te vendosura ne stadium te cilat me ane te zmadhimit, mund te perqendrohen ne nje moment te caktuar tek tifoze te vecante duke i identifikuar ata vizualisht edhe me fytyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia me ane te ketyre kamerave ka mundesi te verifikoje pamjen e tifozeve, dhe veprimet qe ata kryejne nese mbajne sende apo simbole te kundraligjshme. Ne publikimin tek faqja zyrtare policia Tiranës ben me dije se ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana.

Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/552996261924731/

ME TE LEXUARAT