Probleme per avionin e linjes Rome-Tirane, pasagjeret kalojne momente paniku mbi Rinas

Aktualitet

Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, kjo për shkak të të mjegullës së dendur që kishte mbrëmjen e djeshme gjithë vendin.

Mësohet se avioni ka mbetur në ajër, duke bërë disa rrotullime, deri sa është marrë vendimi që ai të ulet në aeroportin e Brindisit në Itali, rreth orës 23:00. Kështu, pasagjerët e këtij fluturimi kanë përjetuar momente tm erri dhe pasigurie për disa orë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, ende nuk ka asnjë informacion nga kompania e fluturimit, se çfarë do të ndodhë me ta dhe prej disa orësh gjenden në karriget e aeroportit të Brindisit, pa asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me udhëtimin e tyre.

ME TE LEXUARAT