Vajza pa autoret dhe njoftoi prinderit, cfare ndodhi ne vilen e ciftit te grabitur ne Tirane

Aktualitet

VILA E FAMILJES LAZE KU NDODHI GRABITJA ME ARME MBREMJEN E TE DIELES NE TIRANE

Tregtaret e prodhimeve te brumit Petrit dhe Aferdita Laze ranë pre e një grabitje të armatosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias të Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoret, dy grabitës te armatosur dhe me maska kanë hyrë nga pjesa e pasme e vilës dykatëshe buzë rrugës “Njazi Meka”. Ka qene vajza e 17 vjeçe e familjes e cila ka zbuluar hyrjen e autoreve ne banese dhe njoftuar prindërit.

Autorët, pe kanë qëlluar me armë zjarri Petrit Lazen e kanë goditur edhe me sende të forta. Ndërsa e shoqja Afërdira Laze ka marrë një plumb në këmbë.

Dy bashkeshortet ndodhen në spitalin e Traumës, ku Petrit Laze paraqitet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa e shoqja është jashtë rrezikut për jetën.

Fakti se grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze, ka ngritur dyshime per policine se autoret kane pasur informacion te brendshem ne lidhje me pronarët e furrës së bukës “Laze” e cila ka disa pika tregtimi në Tiranë.

Vila ku ndodhi ngjarja kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie, por duket se autorët kanë patur informacion, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme, raporton abcnews. Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

LEXONI EDHE:

Plagosja e çiftit biznesmen ne Tirane, vajza 17-vjeçare ka pare gjithçka

Tirane, grabitesit hyjne ne shtepine e biznesmenit, plagosin burre e grua

ME TE LEXUARAT