Tirana mund makthin, fiton ndaj Partizanit pas 6 vitesh

Sport

Derbi i kryeqytetit ka përfunduar me rezultatin 1-2 midis Partizanit dhe Tiranës.

Ndeshja nisi mjaft vrullshëm për bardheblutë ku shënuan që në minutën e 8 me anë të Idriz Bathës, por Bardhi barazoi vetëm 3 minuta më pas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Goli i fitores u shënua nga Kobinah në minutën e fundit.

Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës kundër Partizanit që prej shkurtit të 2014-tës.

Në stadium ishin rreth 20 mijë të pranishëm. Pas 15 javësh Partizani ndodhet në vendin e parë me 25 pikë ndërsa Tirana ndodhet në kuotën e 22 pikëve dhe është në vendin e pestë.

ME TE LEXUARAT