"Nxehet" Albin Kurti: LDK po na vendos barrikada

Kosovë&Rajon

Kushtet e LDK për presidentin dhe kryeparlamentarin, Lëvizja Vetëvendosje i quan barrikada.

“Megjithatë siç e kemi shprehur në vazhdimësi vullnetin dhe angazhimin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën, por nuk mund të themi se ka garancë që kanë me vazhdu diskutimet apo se do kenë rezultat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë për faktin se ka në anën tjetër barrikada dhe unë mendoj që përderisa kemi barrikadime të tilla për qëndrimet nuk mund te kemi një koalicion qeverisës.

Ne mund të garantojmë se do të bëjmë përpjekje maksimalisht dhe bëjmë ftesë që të heqin dore nga barrikadimet”, tha Aalbulena Haxhiu anëtare e kryesisë së VV.

Nga ana tjeter ne Prishtine thuhet se kryetari Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen sot në orën 16:00.

Pas takimit të djeshëm i cili zgjati rreth 2 orë por që rezultoi i pasuksesshëm në arritjen e marrëveshjes, ky takim do të jetë një tentativë tjetër për të arritur marrëveshje për koalicion mes dy partive për të bashkëqeverisur në katër vjetët e ardhshme.

Të dy partitë, Vetëvendosje dhe LDK-ja, kanë thirrur në takim kryesitë, ku edhe janë duke zhvilluar takim në selitë e tyre.

ME TE LEXUARAT